Pacolli: Jam kundër jush z. Kryeministër!
Pëlqej
Behxhet Pacolli
Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli foli para parlamentit duke iu drejtuar herë pas here Thaçit. "Para tre vitesh kur dola në këtë foltore isha shumë i gëzuar se vendi im po përparon dhe po zhvillohet. Atëherë unë besoja se kjo qeveri do të jetë qeveri e suksesit të vendit. Kjo Qeveri mori pjesë në proceset historike të vendit siç ishte përgatitja për shpalljen e pavarësisë dhe për përgatitjen e vendit për integrime. Atëkohë unë dhe partia ime besuam në premtimin e kryeministrit për të ardhmen e Kosovës. Unë atëbotë mbështeta këtë qeveri me besimin se ju do të mbani premtimin edhe pse unë dhe partia ime u gjendëm përballë kritikave të mia. Unë atëherë kam ngritur gishtin për Qeverinë tuaj, iu drejtua kryeministrit Thaçi. Por unë sot po ju them se ju gabuat me lidhjen e partnerit të koalicionit sepse u dëshmua se ky koalicion u dëshmua se është i panatyrshëm. Prandaj sot unë jam kundër jush z.kryeministër, tha ndër të tjerash Behjget Pacolli.
Shtuar më 02/11/2010, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori