Pacolli i zhytur në mendime gjatë takimit me Erdoganin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në SHBA në një vizitë zyrtare.

Ai dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli kanë zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ndërkaq nga një fotografi e postuar nga Behgjet Pacolli ky i fundit shihet i zhytur në mendime ndërsa Erdogani po flet disa fjalë.

Takimin me presidentin turk e ka bërë publik edhe Thaçi në rrjetet sociale, duke thënë se ky takim ishte i shkëlqyer.

“Takim i shkëlqyer me presidentin Erdogan. Turqia ka qenë një partnere e rëndësishme strategjike në projektet tona për të fituar njohje në skenën botërore”, ka shkruar Thaçi./albeu.com/
Shtuar më 20/09/2017, ora 08:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori