“Fake News”, Policia e Shtetit mohon dorëheqjen e Gledis Nanos

Ditën e sotme në disa mediat online u përfol dorëheqja e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Gjithçka u bë publike nga burime jozyrtare, ndërsa më vonë doli në skenë edhe emri i mundshëm që mund ta merrte detyrën pas largimit të Nanos.

Ndërkohë policia e shtetit e ka mohuar këtë lajm duke nënvizuar se Gledis Nano është në krye të detyrës.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është në detyre dhe s’ka dhënë dorëheqjen”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit, në lidhje me lajmet se kryepolici ishte larguar nga posti që mori një vit më parë./albeu.com