Pacolli i shqetësuar për gjendjen e rëndë ekonomike
Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli është i pafuqishëm për të ndryshuar gjendjen e rëndë ekonomike. Përmes rrjetit social Facebook, ai shkruan se AKR ka të pamundur të shtyje përpara idenë dhe programin pasi mungon forca politike.


“Po mundohem të bëjë një përmbledhje në komentet e miqve në këtë kontekst. Ishte vonë, kur i lexova gati të gjitha, ishte ora 01.00 e mëngjesit. Unë kam aq respekt për të gjithë, sa që shkrimet ti bëjë vet e jo ndonjë këshilltar siç dikush aludon. Më tutje, më brengos situata e krijuar se në mbledhjet e qeverisë vendimet merren me miratimet e ministrave. Ne të Akr-së jemi shumë pak për të marrë ndonjë vendim në favor të programit tonë ekonomik i cili është i vetmi që do ti garantonte Kosovës rritje ekonomike mbi 8 përqind”, ka shkruar Pacolli. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2013, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori