Barcelona “mbulon” me para Kessien, ofertë zyrtare për mesfushorin

Barcelona duket e para në garën për të transferuar Franck Kessie, i cili ka refuzuar rinovimin me Milanin dhe në verë do të largohet si lojtar i lirë.

Italianët i kanë ofruar deri më tani 5.8 milion euro në sezon për të nënshkruar një marrëveshje të re, por lojtari nga Bregu i Fildishtë nuk është bindur.

Barcelona është futur në bisedime dhe oferta zyrtare për Kessie është që të përfitojë 6.5 milion euro në sezon. Milani është vënë në dijeni për ofertën që mesfushori ka marrë. /h.ll/albeu.com


Shtuar 28.02.2022 20:13