Nuk ju kujtohen ose nuk e dini, disa prej çifteve të futbollistëve që kanë luajtur bashkë në një skuadër

Shumë prej nesh mund të kenë harruar, ose mund të mos e dijnë për faktin se nuk i përkojnë asaj kohe, që disa lojtarë të mëdhenj kanë qenë bashkë në një ekip.

Ndoshta disa tjerë mund të mos e dini sepse këto çifte futbollistësh mund të kenë luajtur shumë pak bashkë.

Lista:

Ronaldo Nazario dhe Diego Simeone

Ata veshën fanellën e Interit gjatë sezoneve 97/98 dhe 98/99

Diego Milito dhe Gerard Pique

Pjesë e Zaragoza gjatë sezonit 06/07

Dani Alves dhe Sergio Ramos

Ata luajtën duke mbrojtur ngjyrat e Sevillas së bashku nga 2003 deri në 2006

Neuer dhe Raul Gonzalez

Ata veshën fanellën e FC Schalke 04 në sezonin 10/11

Yaya Toure dhe Rivaldo

Ata mbrojtën ngjyrat e Olympiacos FC së bashku gjatë sezonit 05/06

Arturo Vidal dhe Toni Kroos

Ata mbrojtën fanellën e Bayer Leverkusen së bashku nga 2008 deri në 2010

Ronaldinho dhe Pochettino

Ata koinciduan në PSG nga 2001 deri në 2003

Roberto Baggio dhe Pep Guardiola

Ata përkonin në Brescia në sezonin 2001/02./albeu.com