Pacolli frikësohet nga disa fjalë dhe i nënshtrohet liderit serb
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka anuluar pjesëmarrjen në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Këtë thotë se e ka bërë për shkak të kërcënimeve nga presidenti i Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, që sot ka thënë se pala kosovare s’është e mirëseardhur në Banja Llukë.

"Sapo kam anuluar pjesëmarrjen time në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore për shkak të këcënimeve nga Presidenti i Repulikës serbe të Bosnje dhe Hercegovinës, Miroslav Dodik, i cili sot në një intervistë për një medium ka deklaruar se unë dhe delegacioni im nuk jemi të mirëseardhur në Banja Llukë", ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Me politikan si Dodik rajoni nuk mund të ecën përpara. Gjuha kërcënuese e Dodikut na kujton një të kaluar të afërt të politikanëve radikal, si ky vet dhe pasojat e këtyre kërcënimeve. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar drejt bashkëpunimit rajonal, ndërsa ftoj zyrtarët e BE-së, sidomos ata në Komisionin Evropian që të mos heshtin ndaj këtyre fenomeneve”, ka thënë ai.


Shtuar më 03/09/2018, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori