Pacolli flet për Korab Sejdiun
Pëlqej
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur për deputetin nga partia e tij, Korab Sejdiu, i cili kishte thënë se nuk do të e votonte kryeparlamentarin apo qeverinë nga PAN, me të cilin koalicioni lidhi marrëveshje AKR këtë të hënë.

Pacolli tha se nënkryetari i kësaj partie, Sejdiu, do të mbetet pjesë e AKR-së dhe se Pacollit nuk i intereson absolutisht se a e voton apo jo Sejdiu qeverinë apo kryeparlamentarin, njofton Klan Kosova.

Korab Sejdiu është shumë i përgjegjshëm, është nënkryetar i AKR-së dhe absolutisht nuk më intereson se zotëri Sejdiu do ta votojë apo nuk do ta votojë kryeparlamentarin apo qeverinë, por Sejdiu do të jetë pjesë e AKR-së dhe do të jetë i përgjegjshëm në sfidat e ardhshme si deputet i Kuvendit të Kosovës”.
Shtuar më 05/09/2017, ora 08:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori