103 efektivë në Berat, kontrolle për kanabis në serra, tunele e banesë të braktisura, dalin duarbosh (VIDEO)

Policia njofton se janë kryer kontrolle me 20 grupe (103 efektive) në ambiente të hapura, sera, tunele, banesa të braktisura, magazina të ndryshme etj, për goditjen e rasteve të kultivimit të kanabisit.

Si rezultat, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Berat

Kontroll masiv në të gjithë territorin e DVP Berat, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

103 efektivë policie, me mbështetje edhe të FNSH Fier, gjatë paradites së sotme, kanë ushtruar kontroll masiv në territor, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

20 grupet e kontrollit të ngritura në të gjithë Qarkun, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të hapura, sera, tunele, banesa të braktisura, magazina të ndryshme etj.

Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrolli i territorit do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në të gjithë qarkun Berat në përmbushje të prioritetit kryesor, parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike.


Shtuar 17.06.2022 17:14