10 raste të reja dhe asnjë humbje jete nga Covid-19 sot në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 10 raste me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.240. Në total numri i rasteve aktive është 46.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.819 doza të vaksinës. Deri më sot 823.408 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com