Pacolli: Do fitojmë në Prishtinë dhe Gjakovë
Aleanca Kosova e Re nga procesi zgjedhor i brendshëm ka dalë me e fuqishme se kurrë më parë, ndaj është privilegj të udhëheqësh këtë parti edhe për një mandat katër vjeçar.

Kështu ka thënë presidenti i zgjedhur i AKR-së Behegjet Pacolli në një interviste per Epoka e Re. Pacolli ka theksuar se ka ardhur koha që të jetësohen idetë dhe vizioni i AKR-së.

Në këtë kontekst, Pacolli ka shprehur optimizëm se Mimoza Kusari-Lila dhe Korab Sejdiu do të dalin triumfues.

“I kemi mundësitë e mëdha për ta fituar Gjakovën. Këtë komunë, siç dihet, ne një herë e kemi fituar, por është keqtrajtuar vota e qytetarit dhe tash qytetari është bindur se është keqtrajtuar, se është vjedhur vota e tij.

Në këtë komunë ne kemi të njëjtën kandidate, Mimoza Kusari-Lila, e cila për mua është femra më e votuar në Kosovë, është femra më punëtore në Kosovë, është femra më e sinqertë në Kosovë, sepse nuk mund të jesh i sinqertë nëse nuk je punëtor.

Këto të dyja shkojnë bashkë. Ajo ka kapacitete për ta udhëhequr këtë komunë. Dhe që sot mund të them se fituese e zgjedhjeve në Gjakovë do të jetë Mimoza Kusari-Lila, e cila në të ardhmen do ta udhëheqë Gjakovën me dinjitet”, ka thënë Pacolli.

Edhe per Prishtinën Pacolli është i bindur se do të korrë fitore me kandidatin Korab Sejdiu. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori