Kryeministrin Ramush Haradinaj sot e ka vizituar në Rrahim
Pacolli, sekretar i Aleancës Kosova e Re.
Përmes llogarisë së tij në Facebook,
Pacolli ka bërë me dije se e ka informuar kryeministrin për shqetësimet në industrinë e
Sigurimeve të
Kosovës, konkretisht për problemet me veturat e
pasiguruara dhe të paregjistruara që qarkullojnë nëpër rrugë.
Lexoni komentin e tij të plotë:
Nga takimi i sotëm me Kryeministrin e
Kosovës z.Haradinaj, me ç’rast e informuam në lidhje me shqetësimet e Industrisë së
Sigurimeve të
Kosovës, respektivisht problemet në lidhje me veturat e
pasiguruara dhe rrjedhimisht të paregjistruara që qarkullojnë në rrugët tona dhe që shkaktojnë dëme për kompanitë e
sigurimeve rreth 5 Milion çdo vit dhe deme shtetit rreth 1 milion euro çdo vit.
Kryeministri u informua se në Kosovë lëvizin rreth 30 % të automjeteve të cilat nuk janë të siguruara/regjistruara përkundër faktit që për një gjë të tillë i obligon Ligji për Automjete dhe Ligji për Sigurimin e detyrueshem ndaj palëve të treta. Kjo masë kaq e lartë e automjeteve të
pasiguruara është pengesë e madhe për antarësimin e
Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelber kur merret parasysh fakti se tolerancë është 2 % e makinave pa sigurim/regjistrim.
Shkaku kryesor i numrit kaq të madh të automjeteve të
pasiguruara është kushtëzimi i vozitësve nga ana Komunës për të shlyer obligimet tatimore paraprakisht në qoftë se dëshirojnë të pajisen me një vërtetim i cili shërben për të regjistruar veturat e tyre.
Ky kushtëzim nga ana komunave nuk është metodë e ligjshme për vjelje të tatimit në prone për me tepër përben shkelje të të drejtave të njeriut dhe si e tillë është e kundërligjshme.
Këto lloj kushtëzimesh nuk shihen në asnjë vend evropian andaj shpresojmë se Kryeministri do ta trajtojë me seriozitet këtë çështje. Rr.P
Shtuar më 27/10/2017,
ora 16:32