VIDEO/ Të sapomartuarit puthen, qielli ndizet nga rrufeja që godet pas tyre

Një moment mbresëlënës është regjistruar nga kamera mbrëmjen e së premtes në Zakynthos gjatë dasmës së një çifti nga Britania.

Të porsamartuarit pozuan për të bërë foto në sfondin e blusë së thellë mes një stuhie që po vinte.

Dy të rinjtë puthen, nusja ngre buqetën dhe më pas ndodh e papritura.

Qielli ndizet dhe një rrufe përplaset në detin pas tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Χάρης Πομώνης (@harispomonis)

Ky zhvillim nuk i pengoi dhe nuk i trembi aspak të porsamartuarit.

Kameramani Haris Pomonis ka postuar klipin në Instagram, duke shkruar: “Kjo puthje le të ndriçojë qiellin tuaj përgjithmonë”.


Shtuar 27.08.2023 08:08