Pacolli: 24 marsi kthesa e madhe e Kosovës
Behxhet Pacolli
Presidenti i Kosovës Bexhet Pacolli përmes një deklarate ka thënë se 24 marsi shënon kthesën e Kosovës drejt paqes e prosperitetit. “Me gjithë dhimbjet e mëdha që lufta i shkaktoi Kosovës, kjo ditë simbolizon kthesën e madhe për vendin tonë drejt rrugës së paqes dhe prosperitetit”.

Pacolli ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-së për përkrahjen, që i kanë dhënë Kosovës për lirinë dhe pavarësinë.

“Ndërtimi i një shoqërie me vlera demokratike që reflekton stabilitet politik në tërë rajonin është falënderimi ynë më i madh për SHBA-në, për shtetet e BE-së dhe miqtë tanë të tjerë ndërkombëtarë të cilët përkrahën Kosovën në rrugën e saj të vështirë drejt lirisë dhe pavarësisë”. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2011, ora 18:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori