Pack: Pesë vendet e BE-së ta njohin Kosovën
Doris Pack
Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack është treguar mjaft kritike në raport me rolin e BE-së në Kosovë si dhe sjelljet e Beogradit veçmas në raport me veriun e Kosovës.

Pack, ka thënë se NATO e bëri punën e saj në Kosovë duke e çliruar vendin, por pastaj dështuan ndërkombëtarët duke lënë pas dore çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas saj, tash edhe serbët është shumë më vështirë të binden për pavarësinë dhe shembujt e fundit në veri e tregojnë më së miri.
Ajo ka kritikuar BE-në që s''ka bërë sa duhet për të ndikuar në pesë vendet anëtare ta njohin Kosovën.

”Ne kemi bërë disa gabime. Kur them ne, nuk mendoj për veten por disa prej nesh. Mund ta përmendi emrin e Baroneshës Ashton e cila si Shefe e Politikës së Jashtme nuk ka bërë sa duhet që të ndikoj tek vendet. Është e pakuptueshme që pesë vendet anëtare nuk kanë lëvizur më herët drejt njohjes” ka thënë Pack.

Ajo ka ndarë mendimet e saj për raportet Kosovë-BE në forumin e Shkollës Politike, pjesë e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, PIPS.

Eurodeputetja, ka inkurajuar të rinjtë të punojnë në ndërtimin e një shteti funksional, ku do të luftohej korrupsioni dhe krimi organizuar ndërsa ka lavdëruar performancën e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në sytë e ndërkombëtare.
Shtuar më 02/11/2011, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori