Pack: Kosova të zgjidhë çështjet e brendshme
Pëlqej
Doris Pack
Eurodeputetja Doris Pack ka shprehur bindjen se Kosova do t’i kalojë në mënyrë demokratike proceset e ardhshme në vend. Pas një takimi që zhvilloi me presidentin në detyrë, Jakup Krasniqi, ajo tha se zhvillimet e fundit në Kosovë, janë procese demokratike, por njëkohësisht theksoi rëndësinë që ato të zgjidhen në mënyrë demokratike.

Pack tha se Kosova duhet t’i zgjidhë çështjet e brendshme për të qenë gati të nisë dialogun me Beogradin, ndërsa e cilësoi sinjal pozitiv faktin që në Beograd ka nisur të shtohen thirrjet drejtuar serbëve të Kosovës, për të marrë pjesë në zgjedhje.

Pack do të takohet me Hashim Thaçin dhe do të nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës. (albeu.com)
Shtuar më 03/11/2010, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori