Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lihen në “arrest shtëpie” dy ish-nëndrejtorët e policisë, seanca e Paplekajt shtyhet sërish

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan lë në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish-nëndrejtorin e policisë Albert Nushi dhe e njëjta masë më herët u la edhe për ish-nëndrejtorin Nikollaq Palla.

Të dy akuzohen për shpërdorim detyre lidhur me vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Avokatët e tyre kërkuan zëvendësimin e masës së sigurisë pasi sipas tyre kanë ndryshuar kushtet, pra kanë përfunduar hetimet, nuk ka asnjë rrezik për prishjen e provave, nuk ekziston rreziku i largimit të tyre si edhe kushtet ekonomiko familjare.

ërkohë, seanca për ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekajn është shtyrë sërish, për shkak se mungonte një avokat. Seanca do të zhvillohet më 16 shtetor 2022./albeu.com


Shtuar 14.09.2022 11:12