Pa u anëtarësuar në Interpol është i vështirë luftimi i ekstremizmit
Pëlqej
Edhe pse numri i kosovarëve të cilët u bashkohen grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak pothuajse është ndalur, radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm mbeten ende sfidë për Kosovën dhe duhet të ketë punë të vazhdueshme në këtë drejtim, shkruan sot Koha Ditore.

Një porosi e tillë u dëgjua të mërkurën në Bruksel në Zyrën e përfaqësisë së OKB-së, ku në organizim të Programit të OKB-së për Zhvillim - UNDP u zhvillua konferencë lidhur me këtë temë.

Po aty u tha se Kosova, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka shënuar një sukses të madh në parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmitdhunshëm dhe radikalizmit, por duhet të vazhdojnë edhe më tej përpjekjet.
Shtuar më 07/12/2017, ora 07:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori