Pa reformë s’ka vëzhgim në zgjedhje
Nëse në institucionet e Kosovës nuk do të bëhen reformat e mirëfillta në sistemin zgjedhor, Komisioni Evropian nuk do t’i vëzhgojë zgjedhjet e ardhshme, qofshin ato presidenciale apo parlamentare. Kështu ka njoftuar zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian.

Zyrtarë të KE-së kanë shprehur shqetësimet e tyre se reformat po shkojnë shumë ngadalë, ndërsa, sipas tyre, partitë politike nuk duket se po bëjnë diskutime të brendshme dhe t’i nxjerrin pozicionet zyrtare në tavolinë. Sipas tyre, një gjë e tillë po e dëmton seriozisht procesin e reformave.

Nga ana tjetër, kryesuesi i Komisionit për Reformë Zgjedhore, Haki Demolli, dhe kryetarja e Grupit Punues për Zgjedhjet, Valdete Daka, kanë thënë se është herët të flitet për dërgim apo për mosdërgim të vëzhguesve nga ana e KE-së, pasi që, siç janë shprehur ata, reformat veç sa kanë filluar dhe se janë duke shkuar në drejtimin e duhur.

U. d. i shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Khaldoun Sinno, ka thënë se përfundimisht u takon kosovarëve që ta shfrytëzojnë ekspertizën dhe mbështetjen që u ofron BE-ja për përpjekjet e vazhdueshme që të zhvillojnë një kornizë ligjore dhe zgjedhjet të mbahen në pajtim me standardet ndërkombëtare.


“Një reformë e mirëfilltë dhe gjithëpërfshirëse është parakusht që BE-ja të shqyrtojë dërgimin e një Misioni për Vëzhgim të Zgjedhjevezgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Khaldoun Sinno. Ai ka thënë se pas vëzhgimit të zgjedhjeve 200-2010, Misioni i Ekspertëve të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian (EU EEM) doli me një set rekomandimesh, shkruan Zëri.
Shtuar më 03/10/2011, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori