Pa njohur Kosovën s’ka BE për Serbinë
Serbia mendon së me arrestimin e kriminelit Ratko Mlladiç, ka plotësuar kushtin themelor për ta fituar statusin e kandidatit për anëtar në Bashkimin Evropian.
Mediat serbe dhe ato kosovare raportojnë se arrestimi i Mladiqit shkoi huq, pasi sipas tyre Serbia tashmë ka një tjetër sfidë të vështirë për të përfituar nga BE-ja, i cili është njohja e pavarësisë së Kosovës.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek ka deklauar se arrestimi i Mlladiçit nuk i ka plotësuar të gjitha kushtet për të fituar kandidaturën për anëtarësim në BE.


“Zhvillimi i marrëdhënieve të mira me fqinjët, sidomos me Kosovën fqinje të pavarur, do të jetë gjithashtu e rëndësishme”, ka thënë Lunaçek. /albeu.com/

Shtuar më 30/05/2011, ora 13:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori