Pa anëtarësimin e Kosovës në OKB, Serbia nuk mund të hyjë në BE
Gjermania nuk do ta ratifikojë marrëveshjen për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian derisa Kosova mos të bëhet anëtare e plotë e KombeveBashkuara. Kështu kanë thënë në Bundestagun gjerman për gazetën serbe “Danas”.

"Kreut të shtetit serb qysh para dy vitesh i është thënë se anëtarësimi i Kosovës në OKB do të jetë njeri nga kushtet që Serbia duhet ta përmbushë para pranimit në BE”, ka thënë një deputet i koalicionit qeverisës CDU/CSU, i cili nuk ka dashur t’i përmendej emr. Sipas tij, qëndrimi i tillë gjerman i është komunikuar Serbisë kur është biseduar në Bruksel për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Aso kohe i kemi thënë se nuk do ta ratifikojmë anëtarësimin e Serbisë në BE nëse Serbia nuk pranon që Kosova të jetë anëtare e plotfuqishme e KombeveBashkuara”, ka thënë ky burim për “Danas”.

Deputeti gjerman ka shtuar se kjo çështje mbetet ende e hapur. “Megjithatë, kjo është çështje që ka mbetur e hapur në partinë time, pasi që ka mendime të ndryshme për të”. Ai ka vlerësuar se "është koha që të nis procesi i anëtarësimit të Kosovës në OKB". /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2016, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori