OVL UÇK: Të kthehet lapidari në Preshevë
Kryetari i OVL-së së UÇPMB-së në Preshevë Nazmi Hajredini ka thënë se gjendja e veteranëve të luftës është e mjerueshme.

Ai kërkoi që kushtet e veteranëve të jenë më të mira dhe tha se duhet që të kthehet lapidari me dëshmorët e UÇPMB-së, i cili është hequr nga forcat speciale të Serbisë në vitin 2013.

"Gjendja e veteranëve të luftës në Kosovën lindore është në gjendje të mjerueshme pasi veteranët e luftës nuk pajtohen me kushtet që i kanë dhe për me tepër janë diskriminuar”, theksoi Hajredini për RTK-në.

Nazmi Hajredni vlerëson se lapidari kushtuar dëshmorëve duhet të ngrihet në mes të Preshevës, pasi gjaku i dëshmorëve duhet kujtuar./albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori