OVL-UÇK: Surroi mbron tezat serbe, njeri i dyshimtë
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, OVL-UÇK është shprehur e indinjuar lidhur me qëndrimet e Veton Surroit për UÇK-në.

Kjo organizatë vlerëson se Surroi është një person shumë i ddyshimtë, pasi mbron kahun serb, duke mohuar luftën çlirimtare për liri të shqiptarëve.

"E kemi të qartë se këto përpjekje vijnë nga njerëz të dyshimtë, të dështuar e të deklasuar politikisht, të cilët gjatë gjithë historisë së re shqiptare gjithmonë kanë qenë në anën e gabuar dhe i kanë luftuar publikisht luftëtarët e lirisë! Deklarata të tilla shkojnë drejtpërdrejt në shërbim të luftës speciale e diplomatike që po bën Serbia në përpjekjet e saj, që duke mohuar UÇK-në dhe karakterin e luftës së saj , ta mohojë pavarësinë e Kosovës!", ka qenë reagimi nga OVL-UÇK-ja.

Në këtë deklaratë thuhet më tej se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është njohur nga NATO dhe nga bashëksia ndërkombëtare dhe se populli shqiptar nderon dhe do të nderojë sakrificën sblime të luftëtarëve të saj për liri dhe pavarësi. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2014, ora 12:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori