Aksident në Vlorë, makina përplas shoferin me motor

Një aksident ka ndodhur sot në Vlorë, rreth orës 11:15 , në Transballkanike.

Policia bën me dije se, një mjet tip “Citroen”,  me drejtues shtetasin I. T, është perplasur me një motomjet, me drejtuesi shtetasin N. K, 61 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 27.09.2021 11:50