OVL e UÇK-së kërkon publikimin e listave
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është e shqetësuar thellë me vonesën e publikimit të të gjitha listave paraprake. Ndërkaq, kërkohet publikimi sa më shpejt i këtyre listave.

"Konsiderojmë se është e pakuptimtë dhe e papërgjegjshme nga ana e komandantëve, vonimi i publikimit, pasi që po dëmtohen veteranët e luftës që janë në gjendje të mjerueshme ekonomike e sociale.

Ne kërkojmë, që listat të publikohen sa më shpejt në mënyrë që ligji aktual të filloj zbatimin. Gjithashtu theksojmë se ne si OVL të UÇK-së, në vazhdimësi do të angazhohemi që të amandamentohet ky ligj, që sa më mirë të përshtatet me nevojat e veteranëve të luftës. Pasi që vendi ku nxjerren ligjet është Kuvendi, ne do të bashkpunojmë me të gjithë deputetët, që në të ardhmen të bëhen plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme.

Edhe njëherë, ne inkurajojmë të gjithë veteranët e luftës, që ta shfrytëzojnë të drejtën e ankimimit sipas suazave ligjore, në rastet që ata e konsiderojnë se ka padrejtësi", thuhet në njoftim. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori