Organizata e Veteranëve e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, OVL e UÇK-së ka shprehur indinjatë ndaj raportit të
Uilliamson, duke e cilësuar atë si
antihistorik, tendecioz dhe
inferior.
Kjo organizatë thotë se raporti që parashtorn
Uilliamson është antikombëtar,
antihistorik, tendecion dhe
inferior.
"Raporti i
Uilliamson është
antihistorik, sepse në vend që të bëhen
hetime për okupimin me dhunë të Kosovës më 1913 dhe më 1945,
hetime për masakrat ndaj popullsisë civile shqiptare nga Mbretëria Jugosllave e më pas nga RSFJ-ja, në vend që të hetohen vrasjet brutale dhe me spastrimin etnik më 2000, hetohet lufta e drejtë për liri e një populli të okupuar me dhunë. Tendecioz: me qëllim goditjen e elementëve patriotikë shqiptarë në Kosovë, krerë, luftëtarë dhe përkrahës të UÇK-së, si dhe
inferior, pasi po goditet një luftë për liri, e një populli të lashtë ilir e pellazg, që për shkak të interesave të saj nuk e do Evropa famkeqe", thuhet në deklaratën e OVL-së së UÇK-së.
OVL thotë se këto
hetime mbështeten nga qarqe të caktuara sllave, me qëllim që të përbaltet lufta e pastër e UÇK-së nga Evropa, e cila mbart me vete gjithnjë vulën e turpit ndaj popullit shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 30/07/2014,
ora 17:23