Presidenca e
Kosovës njofton se
presidentja nw detyrw Vjosa
Osmani ka përfunduar takimet me partitë
politike në Kuvend rreth
zgjedhjeve të reja.
Osmani thotë se pasi që palët të marrin aktgjykimin e Kushtetueses, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së
zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Njoftimi
U.d.
Presidentja e
Kosovës, dr. Vjosa
Osmani pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj nr. KO 95/20, ka përfunduar takimet me të gjitha partitë
politike të përfaqësuara në Kuvendin e
Kosovës.Në takime është diskutuar për mbajtjen e
zgjedhjeve të jashtëzakonshme.Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtësore me të gjitha subjektet
politike u.d.
Presidentja Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së
zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
U.d.
Presidentja do të mbajë takime edhe me KQZ-në si dhe institucione të tjera relevante në mënyrë që organizimi i
zgjedhjeve të bëhet sipas standardeve më të larta
Shtuar më 23/12/2020,
ora 17:39