Osmani takon ambasadorin Kosnett, pikat ku po mbahet diskutimi
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadorin amerikan, Philip Kosnett me të cilin ka biseduar për çështjet politike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Osmani në një postim në Twitter shkruan se me ambasadorin amerikan kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë edhe çështjet lidhur me zbatimin e ligjit.

“E lumtur t’u rikthehemi takimeve të rregullta (në distancë sociale) me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, pas mbajtjes së tyre në formë online javëve të fundit. Diskutuam për zhvillimet më të fundit rreth coronavirusit dhe zhvillimet politike, çështjet lidhur me zbatimin e ligjit dhe si mund të ndihmojmë të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka shkruar Osmani.
Shtuar më 22/05/2020, ora 13:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori