Osmani: Serbinë e mundëm por sot disa brenda nesh po na rrezikojnë
Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka kujtuar 22 korrikun e vitit 2010 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha mendimin mbi pavarësinë e Kosovës.

Ajo ka shpërndarë fotografinë ku shihet fytyra e dëshpëruar e Vuk Jeremiqit, njërit prej zyrtarëve të rëndësishëm të shtetit serb.

Por, Osmani thotë se tani nuk është vetëm Serbia ajo që e dëhsiron rihapjen e cështjes së statusitKosovës.

Ky është komenti i saj i plotë:

Momenti i dështimit të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

22 Korrik 2010, Hagë.

Mirënjohje për të gjithë ekipin me të cilin punuam për këtë rezultat.

8 vite pas, për fat të keq, njerëzit që dëshirojnë të rihapin çështjen e statusitKosovës, nuk gjenden më vetëm në Serbi. Ata duhet të ndalen me çdo kusht.
Shtuar më 22/07/2018, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori