Osmani: Publikimi i fotografisë ka për qëllim të destabilizojë vendin
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se skandali i krijuar nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, me fotografinë e falsifikuar, nuk mund të mbulohet me vetëm konferenca për media.

Sipas saj, ky nuk ishte thjesht një gabim, por një tentativë për të destabilizuar Kosovën.

Këtë Osmani e thotë duke u bazuar në atë se brenda shumë pak orësh, të gjithë personave që u panë në fotografinë e Brovinës, dikush iu dha emra, dhe ua gjeti vendbanimet.

“Skandali i mbrëmshëm me fotografinë i ka bërë dëm të pariparueshëm Kosovës dhe nuk mund të mbulohet me asnjë konferencë për shtyp. Institucionet e sigurisë duhet të jepin përgjigje rreth komplotit që u tentua ti bëhej dje shtetit të Kosovës. Ky nuk ishte thjesht një gabim i pafajshëm. Ishte një plan që si duket kishte për qëllim të destabilizonte vendin tonë. Jo rastësisht, brenda pak orësh, u publikua foto (e cila kinse paska qenë aty që nga v.2003), ju dhanë emra personave në foto, ju hapën atyre profile në FB, ju përcaktuan vendbanime, etj etj). Kjo dëshmonte për një plan të organizuar mirë”, ka thënë Osmani.

Deputetja e LDK’së, thotë që marrja për skandalin e djeshëm le të mbetet në ndërgjegjen e atyre që ditën e djeshme e shdnërruan në një ditë protagonizmi politike e të skandaleve të turpshme.

Megjithatë sipas saj, atë që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit, askush nuk do të mund ta fsheh, duke listuar gjithë të bëmat barbare të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Shtuar më 17/05/2019, ora 18:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori