Osmani përkujton heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci: Janë kuptimi i lirisë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovdi në 22-vjetorin e rënies së tyre, duke thënë se ata u shndërruan jo vetëm në heronj të Kosovës, por në rrëfimin që do të mbijetojë brezat për çiftin dëshmorë.

Sipas njoftimit, Osmani tutje ka thënë se Në betejën e Çiçavicës u takuan së fundi e po aty ranë të dytë për t`u shndërruar në referencë të lirisë.

Ajo theksoi se Xheva me Fehmiun janë kuptimi i lirisë sot, janë amaneti i brezave dhe thirrje që shtetin ta bëjmë siç deshën ata.

“22 vjet më parë Fehmi e Xhevë Lladrovci! Siç e kaluan bashkë gjithë jetën, vazhduan edhe në luftë duke e transformuar aktivitetin e tyre kombëtar në luftë për çlirimin e vendit për të cilën nuk pushuan deri në frymën e fundit. Në betejën e Çiçavicës u takuan së fundi e po aty ranë të dytë për t`u shndërruar në referencë të lirisë sonë, në kurajo dhe në inspirim se për lirinë gjithçka ka kuptim. Xheva me Fehmiun janë kuptimi i lirisë sot, janë amaneti i brezave dhe thirrje që shtetin ta bëjmë siç deshën ata! Kujtim përherë për Xhevën e Fehmiun dhe për të gjithët gratë e burrat dëshmorë që e bën të mundshme lirinë tonë”, ka thënë Osmani.
Shtuar më 22/09/2020, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori