Marina Fara i shtohet listës, si u zbulua në përgjimet e operacionit që përfshiu emra të njohur

Një tjetër vajzë është përfshirë në listën e vajzave të njohura të showbizit që kanë lidhje me botën e krimit.

Këtë herë ka qenë vajza e këngëtares Eli Fara, Marina Fara.

Emri i vërtetë i Marinës në fakt është Roxhensa Vangjush Kapurani, e datëlindjes 27.03.1986 edhe pse Marina ka preferuar të njihet me emrin e pagëzimit.

Sipas dokumentit zyrtar ndaj Farës është marrë masa “Detyrim paraqitjeje” dhe kontroll banese. Sipas burimeve të sigurta pranë Policisë, ajo ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të ndaluarit mëngjesin e së premtes në operacionin “Mezhgorani”.

Ndërkohë që dje në mëngjes, Marina Farës i është kontrolluar banesa në Tiranë, për të konstatuar nëse ka prova si lëndë narkotike apo armë, që e implikojnë në këtë aksion policor.

Por nga kontrollet e bëra, gjithçka ka rezultuar në rregull për vajzën e Eli Farës, e cila është përballur me një tjetër telash të vajzës. Ndërkohë që Prokuroria e Përmetit ka kërkuar për Marinën detyrim paraqitjeje, pritet vendimi që do të marrë Gjykaka për të, që pritet ta shpallë gjatë ditës së nesërme. /albeu.com/


Shtuar 29.02.2020 10:08