Osmani: Jabllanoviçi duhet të shkarkohet nëse vazhdon kështu
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se ministri Aleksandër Jabllanoviç duhet shkarkuar nëse vijon të flasë me këtë gjuhë.

Osmani ka qenë e ftuar në emisionin “Info Magazine”, nga ku tha se Jabllanoviçi nëse vazhdon të flasë po njëlloj, duhet shkarkuar nga posti ministror.

Sipas saj, në parlamentin e Kosovës nuk duhet të ketë persona që flasin me një gjuhë shoviniste dhe se i takon Isa Mustafës të marrë vendimin e shkarkimit nëse vijohen të tilla deklarata publike.

Jabllanoviçi pati deklaruar se “nënat gjakovare janë egërsira”, kur ata goditën autobusin me serbë që po shkonte drejt Kishës në Gjakovë./albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 21:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori