Osmani i drejtohet Trendafilovas lidhur me Gjykatën Speciale
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka proceduar amendamentin e presidentit Hashim Thaçi lidhur me mandatin e Gjykatës Speciale te kryetarja e DhomaveSpecializuara, Ekaterina Trendafilova.

Osmani ka kërkuar nga Trendafilovas që amendamenti i propozuar t’i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese pranë DhomaveSpecializuara.

“Do t’u isha mirënjohëse nëse ky Propozim-amendament referohet pranë DhomaveSpecializuaraGjykatës Kushtetuese, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorëve të Specializuar, për vlerësim paraprak se ndryshimi i propozuar nuk zbeh ndonjërën nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës”, thuhet në letër.
Shtuar më 18/09/2020, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori