Kryetarja e
Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur
Kosovës qe një kohë të gjatë.
Osmani flet edhe për marrëveshjen mes
Kosovës dhe Serbisë në Washington, ku tha se delegacioni i
Kosovës nuk arriti ti sjell vendit pikërisht atë që i premtoi dhe
Kuvendit që një kohë të gjatë.
"Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur
Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te
Kosovës.
Në anën tjetër, delegacioni i
Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe
Kuvendit qe një kohë të gjatë:
– Njohjen e ndërsjellë me Serbinë
– Mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani)
– Mospranimin e Mini-Schengenit (ose siç e quanin mini-Jugosllavi)
– Mosprekjen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë (meqë për 1 vit u hoq dorë dhe u shpall moratorium mbi nenin 17 të kushtetutës dhe nenet 8 e 9 të deklaratës së pavarësisë)
– Rezultate konkrete për të pagjeturit
– Dëmshpërblim për reparacionet e luftës
– Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë
– Eliminim të plotë të barierave jotarifore që Serbia i ka vënë
Kosovës".
Shtuar më 05/09/2020,
ora 12:17