Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa
Osmani, ka përkujtuar veprimtarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemail Mustafa në 15 vjetorin e vrasjes së tij.
Në fjalën e saj deputetja është shprehur se dështimi më i madh i drejtësisë është në moszbulimin e
vrasjeve të aktivistëve të LDK-së.
Përme një statusi të vendosur në Facebook nga librit i të ndjerit "Lutje për Prishtinën",
Osmani shkruan;
"Dështimi i drejtësisë nuk është askund më evident se sa në rastet e
vrasjeve të veprimtarëve më të spikatur të LDK-së, të cilat akoma nuk janë zbardhur.
Xhemajl Mustafa mbetet simbol i guximit të shprehur paqësisht, me pendë e me vendosmëri. Shembull për gjeneratat e tanishme e të ardhshme. Shembull që do të duhej të na ndriçonte rrugën, sidomos në këto ditë që mospajtimet mes partive politike shqiptare kanë eskaluar në dhunë. Përherë rroftë kujtimi për
Xhemajl Mustafën". /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2015,
ora 12:57