Osmani: Blloku bashkë, PDK-ja të lëshojë rrugë
Pëlqej
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani është shprehur se kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina e shkeli edhe këtë herë rregulloren e Kuvendit, duke e thirrur atë sa më shpejt për një seancë të ardhshme.

Duke folur në emër të Bllokut VLAN, Osmani tha se partitë mbeten bashkë dhe nuk ka përçarje.

Ajo shtoi se Blloku do të jetë në çdo seancë, me qëllim që të mos e lejojë PDK-në, e cila nuk i ka numrat.

Vjosa Osmani ka theksuar se në koalicionin VLAN nuk ka dhe nuk do të ketë përçarje, pasi bashkimi është bërë në emër të një ideje dhe jo të një personi, siç ndodh nga PDK-ja. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori