OSBE shpreh shqetësim për dhunën e ROSU
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian në një raport të saj tërheq vëmendjen për dhunën e ushtruar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ROSU.

Më pak se dy orë e gjysmë angazhim i tyre në Gazimestan, me rastin e festës së Vidovdanit, u ka mjaftuar dy vëzhguesve të kësaj organizate të nxjerrin këtë konstatim për forcat më elite të sigurisë në vend.

Në shtatë faqe material,të poseduara nga gazeta Express Hjortur Sverrisson, U.D i drejtorit të Departamentit për të Drejtat e Njeriut dhe Komuniteteve në OSBE, ia përshkruan në detaje hjekat e dy pjesëmarrësve të nacionalitetit serb në këtë ceremoni, kreut të policisë së Kosovës, Shpend Maxhunit, të cilit atë ditë i ishin plagosur afër 30 policë.OSBE shprehet e shqetësuar me aksionin, siç e quan, të tepruar, të njësisë speciale të policisë së Kosovës (ROSU), në Gazimestan më 28 qershor të këtij viti.

“Përdorimi i tepruar i forcës në rrahjen e pjesëmarrësve të dëshmuara nga OSBE dhe konfiskimi i gjësendeve si rroba dhe flamuj ka mundur të përbëjë keqtrajtim dhe shkelje të drejtës së të shprehurit, të drejtës së grupimit dhe asaj fetare”, thuhet në raport. /albeu.com/

Krejt kjo thuhet se është e bazuar vetëm në atë çfarë kanë parë monitoruesit e OSBE’së me sytë e tyre gjatë festës së Vidovdanit.
Shtuar më 25/08/2012, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori