OSBE përshëndet miratimin e ligjit për RTK
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Werner Almhofer ka përshëndetur dekretimin e ligjit të ri për transmetuesin publik, Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Nënshkrimi i ligjit dje ka përfunduar procesin politik i cili kishte përshirë diskutime me institucionet dhe ekspertët vendor dhe ndërkombëtar.
“Një transmetues publik i pavarur, i paanshëm dhe profesional, është i domosdoshëm për promovimin e lirisë së shprehjes dhe të drejtën e njerëzve për të dhënë dhe pranuar informacione”, tha Almhofer.

"Ligji i ri për transmetuesin publik në Kosovë do të japë bazë ligjore për të mbrojtur këto të drejta themelore të njeriut, dhe trason rrugën për transmetuesin publik në mënyrë që të pasurojë programet e tij në gjuhët e komuniteteve joshqiptare. Përderisa miratimi i ligjit nga Kuvendi dhe dekretimi i tij janë hapa të rëndësishëm, implementimi është detyrë dhe sfidë e ardhshme madhore”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2012, ora 09:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori