OSBE mohon mbajtjen e zgjedhjeve serbe
OSBE ka mohuar kategorikisht mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në lokalitetet ku OSBE-ja organizon zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë. Zëdhënësi i OSBE-së Nikolla Gaon u shpreh për RTK-në se pas përfundimit të procesit zgjedhor materiali votues do të kalohet jashtë Kosovës.


”Nuk do të ketë votim për zgjedhjet lokale në ato qendra të votimit që do të krijohen nga OSBE-ja. Ne jemi duke planifikuar që një numër prej 500 personash vendorë dhe ndërkombëtarë të jenë të angazhuar në mbikëqyrjen e zgjedhjeve serbe me 6 maj”, tha për RTK,Gaon.


Puna që do të bëjë OSBE-ja sipas marrëveshjes për lehtësimin e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare serbe në Kosovë, bazohet në lehtësimin e votimit të të gjithë atyre personave që kanë të drejtë vote. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2012, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori