“Po favorizon Alibeajn”, PD paralajmëron kallëzim penal: Nuk na dikton askush me vendime gjykate

Drejtoresha e Komunikimit në PD, Floriana Garo, është shprehur se Gjykata e Tiranës po bëhet palë në procesin për “vulën” e PD, duke favorizuar Enkelejd Alibeajn dhe mbështetësit e tij.

Komentet Garo i bëri në një dalje për mediat, ku ka denoncuar sipas saj praktikat abuzive të Gjykatës së Tiranës, duke thënë se ka pasur ndërhyrje të paligjshme në procesin e konfirmimit të organeve drejtuese të PD-së.

PD ka kërkuar nga Gjykata vendimin e pranimit të ankimit të Enkelejd Alibeajt për regjistrimin e ndryshimeve statusore të kësaj partie, por sipas Garos ky vendim nuk po vihet në dispozicion me qëllim pengimin e një ankimimi./albeu.com/