Faucci kundër EMA-s, këmbëngul për një dozë të tretë vaksine anti-Covid

Në shtetet e Bashkuara të Amerikës po diskutohet rreth një doze të tretë të vaksinës anti-covid, pavarësisht se EMA thotë që është e panevojshme.

Këtë ide e ka ngritur epidemiologu Anthony Faucci këmbëngul se amerikanëve ndoshta do t’u duhet të marrin edhe një dozë tjetër vaksine kundër koronavirusit.

“Me shumë mundësi, amerikanëve do t’u duhet të marrin edhe një dozë të tretë vaksine kundër koronavirusit që të konsiderohen plotësisht të vaksinuar”, citohet të ketë thënë ai nga “The Financial Times”.

Fauçi thotë se ky është një mendim i tiji dhe jo vendim, pasi këtë të fundit do të duhet të marrë edhe Qendra për Ilaçet dhe Ushqimin (FDA), raporton albeu.com.

“Nga eksperienca ime mund të them se nuk do të isha i surprizuar që përmbyllja e procesit të vaksinimit të plotë nga koronavirusi të kërkojë tre doza”, u shpreh ai para gazetarëve gjatë një raportimi mbi pandemina në Shtëpinë e Bardhë.

A duhet një dozë e tretë? EMA u jep fund hamendësimeve mbi vaksinën anti-Covid

Komenti i Fauccit vjen në një moment kur administrata Biden po përgatitet që të shpërndajë dozat e treta duke filluar nga 20 shtatori i këtij viti.

Një ditë më parë ishte Agjencia Europiane për Parandalimin e Sëmundjeve (EMA), e cila mohoi që të ketë të dhëna, deri më tani, të cilat të sugjerojnë nevojën për një vaksinë të tretë kundër koronavirusit. Agjencia shprehet përmes një raporti se situata po ndiqet me kujdes dhe do të vlerësohet hap pas hapi duke parë zhvillimin e pandemisë nëse do të ketë apo jo nevojë për një vaksinë të tretë./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 15:19