OSBE: Gruaja të marrë pjesë më shumë në vendimarrje
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer ka bërë thirrje për pjesëmarrje më të madhe të gruas në jetën politike dhe sociale, me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në një përpjekje për të rritur përfaqësimin gjinor, OSBE ka ndihmuar në krijimin e grupeve joformale të grave nëpër asambletë komunale si dhe punën e Grupit Joformal Parlamentar të Grave në Kuvendin e Kosovës.

OSBE-ja zbaton projekte në Kosovë të cilat synojnë reduktimin e braktisjes së shkollës nga femrat e reja.

Sllogani i Misionit për këtë 8 Mars, “Jo lule vetëm sot, por të drejta çdo ditë”, thekson nevojën për të pasur përfaqësim gjinor dhe respekt për të drejtat e gruas në agjendë të përditshme të të gjitha institucioneve publike. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2011, ora 17:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori