Kryeministri Rama ka qënë ditën e sotme në Vlorë ku bashkë me Presidentin Meta, kryetaren e Kuvendit Nikolla dhe Kryebashkiakut Leli morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit.
Pavarësisht rastit të rëndësishëm ku ndodheshin, kryeministri Rama nuk ka ndërmend të bëjë paqe me kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli.
Në nisje të ceremonisë Rama ka injpruar haptas Lelin duke mos e përshëndetur aspak atë dhe pse ishin shumë afër njëri tjetrin.
Kjo ftohje e madhe mes kryeministrit Rama dhe Lelit ka nisur para zgjedhjeve ku kryebashkiaku refuzoi të lë bashkinë për t’u bërë pjesë e listës për kandidat për deputet.
Mos angazhimi i tij në fushatën zgjedhore u komentua keq dhe ashpër nga kryeministri Rama, I cili dhe sot e kësaj dite duket sikur nuk ka ndërmend të bëjë paqe. /albeu.com/