Ortodoksët të tmerruar, kërkojnë nga Vuçiçi të mos pranojë vetëm një pjesë të Kosovës
Pëlqej
Kisha Ortodokse Serbe ka kundërshtuar çdo marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nëse kësaj të fundit i njihet sovraniteti.

Përmes një komunikate të lëshuar për media, Kisha ka kritikuar pikëpamjen e shprehur nga presidenti Vuçiç duke favorizuar një zgjidhje përfundimtare të çështjes me një “ndarje midis shqiptarëve dhe serbëve”.

Sipas tyre, në rast se Beogradi zyrtar e një Republikën e Kosovës atëherë pasojat do të jenë të rënda për banorët serbë.

“Një shqetësim i veçantë është fakti se – nën maskën e të ashtuquajturit ndarje midis serbëve dhe shqiptarëve” ka një probabilitet të madh të shkëputjes së pjesës më të madhe dhe më të rëndësishme – nëse jo të gjitha – të Kosovës nga Serbia dhe njohje si pjesë e një shteti të pavarur apo edhe si të ashtuquajturat Shqipëria e Madhe.

Pasojat e një vendimi të tillë për neve si Kishë do të ishin tragjike për mbijetesën e popullit tonë dhe të vendeve tona të shenjta. Në këtë rast, shumica e serbëve, pa mbrojtje dhe siguri të mjaftueshme , do të detyrohen të emigronin prandaj, me intensitet edhe më të madh se sot, do të formohej një shoqëri e pastër etnike shqiptare dhe të gjitha gjurmët e ekzistencës sonë historike do të shkatërroheshin”, thuhet në kërkesën e Kishës Ortodokse.
Shtuar më 08/11/2018, ora 19:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori