Origjina e turistëve që në Shqipëri, 1.3 milion vijnë nga Kosova
Pëlqej
Gjatë Sezonit Turistik Veror (Qershor – Gusht) 2015 në vendin tonë kanë hyrë në total 2.009.000 shtetas të huaj. Ndërsa gjatë Sezonit Turistik Veror (Qershor – Gusht) 2016 në vendin tonë kanë hyrë në total 2.376.000 shtetas të huaj.

Gjatë sezonit të kaluar numri më i madh i vizitorëve, ashtu si në vitin paraardhës (2015) ka qënë nga Kosova, ndjekur më pas nga tregjet e tjera kombëtare si Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, etj.

Ndërkohë, nëse i referohemi tregjeve të tjera, rezulton një numër të lartë të vizitorëve nga Anglia, Polonia, Gjermania, Franca, Suedia, raporton "SCAN".

Gjatë sezonit veror të kaluar ka patur një rritje të numrit të vizitorëve ku përmenden rritja me 111% e vizitorëve ukrainas, rritja me 63% e vizitorëve suedezë, rritja me 42% e vizitorëve bullgarë, rritja me 33% e vizitorëve norvegjezë, rritja me 30% e vizitorëve polakë dhe rritja me 22% e vizitorëve kroatë.

Në tabelën e mëposhtme renditen 15 vendet me numrin më të lartë të vizitorëve në Shqipëri për sezonin veror të kaluar:

Vitet e fundit, zyrtarët shqiptarë kanë deklaruar vendosmërinë për të ndryshuar gjeografinë e turizmit duke tentuar tërheqjen e tregjeve të reja të turistëve. Mbetet për t’u analizuar në fund të këtij sezoni turistik nëse Shqipëria do të vijojë tendencën e viteve të fundit të tërheqjes së turistëve nga vendet e përtej rajonit. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori