Organizohet “Wiki Academy Kosovo”
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me partnerët, Ambasadën e Britanisë së Madhe, Ambasadën Mbretërore të Norvegjisë, dhe FLOSSK - Free Libre Open Source Software Kosovo do të organizojnë garën “Wiki Academy Kosovo”, projekt që do të zbatohet nga IPKO Foundation.

Ky projekt zhvillohet ne kuader te Diplomacise Digjitale te Kosoves dhe meton te rris permbajtjen pe! r Kosoven ne Wikipedia me ane te artikujve dhe fotografive qe ilustrojne jeten ne vend.

Ceremonia e hapjes mbahet te premten, me 22 Shkurt 2013, prej ores 18:00, ne Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prishtines (objekti prapa Bibliotekes Kombetare Universitare te Kosoves).

Petrit Selimi, zevendesminister i Puneve te Jashtme, Jan Braathu, ambasador i Norvegjise ne Kosove, dhe Kushtrim Xhakli, anetar i bordit te Ipko Foundation, do te hapin ceremonine hyrese te Wiki Academy Kosovo.

Ceremonia do te vazhdoje me nje panel te shkurter me temen "Wikipedia dhe Kosova", prezantimet e shkurtra te garuesve mbi temat e artikujve te tyre dhe do te permbyllet me nje koktej.
Shtuar më 22/02/2013, ora 09:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori