Gjyqi Berisha-Veliaj, shtyhet sërish seanca, shkak mungesa e përfaqësuesit të akuzës

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ku gjykohet padia e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndaj Sali Berishës të cilën e akuzon për shpifje.

Shkak për shtyrje këtë herë ka qenë mungesa e përfaqësuesit të akuzës.

Seanca e parë u zhvillua më 8 maj.
Kryebashkiaku e ka paditur Berishën për shpifje lidhur me deklaratat që ai ka bërë për lidhjet me Iranin.

Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në lidhje me inceneratorin e Tiranës dhe të ashtuquajturat sipas tij, “lidhje” të Veliajt me Iranin./albeu.com/


Shtuar 2.06.2023 14:11