Opozita refuzon të kthehet në Kuvend
Shefat e grupeve parlamentare të opozitës nuk janë kthyer në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës duke deklaruar se nuk do të ktheheshin në seancë deri sa të hiqej nga rendi i ditës Projektligji për bankat dhe institucionet mikrofinanciare.

Ndërsa kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi nuk ka folur për media. Seanca e radhës mund të mbahet më 5 prill, ku ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, do ta informojë Kuvendin, lidhur me arrestimin e dy policëve të Kosovës nga xhandarmëria serbe. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori