Opozita proteston nesër kundër Qeverisë
Partitë opozitare kanë intensifikuar aksionet dhe tubimet e tyre, dy ditë para mbajtjes së protestës në Prishtinë, të cilën e kanë cilësuar gjithëpopullore.

Tre liderët opozitarë kanë mbajtur tubim me qytetarë në Ferizaj, derisa aktivistët nga Vetëvendosje, AAK e Nisma kanë rrethuar me shirita zonën përreth Qeverisë duke e shpallur vend të krimit.

Pikërisht para godinës qeveritare do të zbresë marshi protestues të shtunën, i cili niset nga Biblioteka Kombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Kërkesë e vetme e opozitës do të jetë dorëheqja e Qeverisë, pasi ajo, sipas tyre, tashmë është konstatuar shkelëse e Kushtetutës. Edhe Policia e Kosovës ka hartuar planin operacional për protestën e së shtunës. /albeu.com/


Shtuar më 08/01/2016, ora 09:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori